Vietnam, shfarosen 100.000 shpendë për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve

TË FUNDIT

Që nga fillimi i vitit, Vietnami ka shfarosur më shumë se 100.000 copë shpendë në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e gripit të shpendëve, bëri të ditur Qeveria e këtij vendi aziatik.

Vietnami ka raportuar epidemi të llojeve shumë patogjene të gripit të shpendëve H5N1 dhe H5N6 në 14 provinca të tij. Partia qeverisëse e Vietnamit ka theksuar se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së epidemisë.

Vietnami ka rreth 460 milionë copë shpendë, ndërsa viteve të fundit në vend janë regjistruar disa epidemi të vogla të gripit të shpendëve.

Dyshohet se sëmundja përhapet nga zogjtë e egër. Megjithëse nuk e konsiderojnë të rrezikshëm për njerëzit, vietnamezët, megjithatë, vendosën të luftonin gripin e shpendëve me programe të gjera të shfarosjes së shpendëve./MIA