Situatë tensionuese në Uashington, pasi që protestuesit arritën të thyejnë kordonin policor dhe të hyjnë brenda në Kapitol Hill.
Sipas informacioneve të para një person është plagosur rëndë në gjoks dhe disa persona u plagosën gjatë përleshjes mes policisë dhe protestuesve.
Mediat amerikane raportojnë se udhëheqësit e Senatit dhe nënkryetari i SHBA-ve, Mike Pence u evakuuan, ndërsa imazhet e tmerrit në Uashington udhëtuan nëpër të gjithë botën.

Në fotografitë që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale vihet re skena e ligjvënësve të shtrirë poshtë stolave që fshiheshin derisa protestuesit ishin në Kapitol Hill.

