Qytetarët janë ankuar në redaksinë e TV21 se në Poliklinikën e Bit Pazarit nuk kanë arritur të marrin shërbimet e nevojshme.
Edhe pse kanë poseduar udhëzim me prioritet, sërish, dyert e kësaj Poliklinike janë të mbyllura.
Pacientët kanë hasur në dyer të mbyllura, kështu s’kanë arritur të marrin shërbimin me urgjencë.
