Ndaj Bjellorusisë ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ka porositur, se aterrimi me forcë i avionit, nuk do të kalojë pa u dënuar nga Bashkimi Evropian.
“Do të ketë marrëveshje të fuqishme, regjimi i Lukashenkos do të kuptojë se do të ketë pasoja serioze, do të bisedojmë për mundësitë e ndryshme për sanksione, sanksione për individë të përfshirë, por edhe për biznese dhe etnitete ekonomike, të cilët e financojnë këtë regjim dhe për aviokompanitë”, paralajmëroi von der Leyen.
Ka kërkuar edhe lirimin e opozitarit, Roman Prataceviq.
