VIDEO/ Momenti i pabesueshëm, makina udhëton mes flakëve

TË FUNDIT

Një makinë duket se ka bërë një udhëtim të pabesueshëm mes flakëve. Një video tregon se makina kaloi mes përmes flakëve dhe tymit të cilat kishin përfshirë të dyja anët e një autostrade në Hammonds Plain, Noca Scotia në Kanada.

Ajo për pak sa nuk përplaset me një makinë tjetër ndërsa dukej sikur “u gëlltit” nga tymi.

Qyteti kanadez lindor Halifax ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme lokale pasi zjarri shkaktoi evakuime dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Këtë muaj, provinca perëndimore e Albertës shpalli një gjendje të jashtëzakonshme provinciale, pasi zjarret detyruan dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.