VIDEO/ Kastriot Rexhepi në seancë plenare, Nikolla Micevski e fton të mbajë fjalim

TË FUNDIT

Shpërthen ironia në seancën plenare për zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski teksa ka kërkuar procedurale dhe ka sqaruar se në seancën plenare ku duhej të votohej mosbesimi i Qeverisë kanë ardhur me skafanderë, pasi paraprakisht gjykata kishte hedhur poshtë ankesën e tyre për veprimin paraprak të deputetëve të LSDM të cilët në seancën e votëbesimit gjithashtu ishin me skafanderë.

Teksa është sqaruar ndaj akuzave të deputetëve të shumicës parlamentare, Micevski ka akuzuar të njëjti se mbrojnë “deputet të kidnapuar”, duke aluduar në Kastriot Rexhepin.

Këtë të fundit e ka ftuar që të mbajë fjalim dhe të sqarohet për deklaratën e tij ku thotë se nuk mori pjesë në seancën e mosbesimit të Qeverisë, pasi ka njohuri se në dhjetor do të çelen negociatat mes Maqedonisë së Veriut.

“Shkurt, të rregulloj një padrejtësi…. Ti tregoni deputetit, sepse ka dy ditë që kjo përsëritet në Kuvend. Kur deputeti ynë erdhi në Kuvend, deputeti juaj paraprakisht erdhi me skafanderë jashtë Kuvendit. Ne parashtruam kallëzim penal për këtë, këto kallëzime penale u hodhën poshtë në Gjykatë dhe ne në bazë të praktikës gjyqësore erdhëm në Kuvend në skafanderë. Kështu, të jetë e pastër kjo. Por ju të mbroni deputet të kidnapuar, nuk ka nevojë. Ja, deputeti është këtu, le të vijë dhe le të paraqitet për fjalë. Do t’i japim mundësi të paraqitet para kolegëve, të tregojë se nëse bashkëshortja e tij ka njohuri nga Makron (Emanuel Makron, presidenti i Francës) se çfarë do të ndodh periudhën që vijon me Bashkimin Evropian. Nuk ka nevojë ju ta mbroni, ai vet mori besimin e qytetarëve, të paraqitet te deputetët, nëse kemi ndonjë pyetje do të parashtrojmë edhe ne. Mjaftë ishit avokatë të eurodeputeti Kastriot Rexhepi”, tha Micevski, transmeton TV21.