VIDEO/ Imri Elezi bashkoi në një vend Ahmetin, Mexhitin, Grubin, Xhaferin dhe Bexhetin

TË FUNDIT

Sot është shënuar 20 vjetori i rënie së dëshmorit, Imri Elezi në sheshin “Skënderbeu” në Çair.

Manifestimi u organizua nga Komuna Çair me kryetar Visar Ganiu.

Por, në këtë ngjarje, si rallë ka ndodhur kohës së fundit, u gjetën të pranishëm si i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” dhe funksionarët tjerë të lartë të BDI-së. Nuk u pa i pranishëm Bujar Osmani, të cilin, bashkë me Artan Grubin e kritikon Izet Mexhiti.

I pranishëm në ngjarje ishte Grubi, i cili erdhi bashkërisht me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Por edhe pse erdhi bashkë, Ahmeti qëndroi ulur afër Mexhitit dhe Ganiut. Afër Mexhitit u pa i ulur Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti, ndërkaq Grubi ishte ulur afër Ganiut, raporton TV21.

Pasi u dha lavdi për dëshmorin dhe u këndua himni i përgatitur, vijuan edhe fjalët më meritore për dëshmorin Imri Elezi.

Ahmeti kujtoi kontributin e tij jo vetëm në luftën e 2001, por edhe atë të Kosovës, ndërkaq Ganiu kujtoi emrin e shkollës dhe të rrugës në Çair që tash mban emrin e dëshmorit.

Vëllai i Imriut, Elez Elezi falënderoi prindërit e tij, të cilët siç tha, e mbjellën tek ata atdhedashurinë dhe porositi, se koha e luftërave ka mbaruar.