Ka filluar të asfaltohet rruga që çon deri te shkolla e Vizbegut.
Rruga ishte premtuar për vite të tëra dhe TV21 alarmoi në emisionin ClickPlus Oda Vizbeg.
Për këtë kanë uruar edhe banorët, pasi siç thonë ky ka qenë ndër premtimet më të mëdha që iu është dhënë para çdo cikli zgjedhor.
Në Vizbeg për momentin po punohet edhe për kanalizimin, ndërkaq është premtuar se do të fillojë edhe ndërtimi i shkollës fillore. Rruga që ka filluar të asfaltohet dërgon deri te parcela ku duhet të ndërtohet shkolla fillore.
