(VIDEO) FC Shkupi rikthehet fuqishëm, fiton bindshëm ndaj Rabotniçkit

TË FUNDIT

FC Shkupi është kthyer fuqishëm në ndeshjet e LPFM-së. Pas tejkalimit të problemeve në stafin teknik, ekipi nga Çairi shënoi fitore 5-0 ndaj Rabotniçkit.

Ishte Margvelashvili që zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të të takimit për t’i dhënë Shkupit avantazhin.

Më pas gjithçka shkoi keq për mysafirët. Në minutën e 9, Fati Ismaili u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar, kur Shkupi mund të shënonte edhe golin e dytë.

Në minutën e 28 Cephas dyfishoi rezultatin, ndërsa Gorgiev shënoi për 3-0.

Në pjesën e parë Shkupi shënoi edhe një gol përmes Queven në minutën e 40.

Skuadra nga Çairi nuk u ndal as në pjesën e dytë, kështu që në minutën e 78 Fredy Alvarez shënoi për 5-0.

Fitore bindëse ka shënuar edhe kryesuesi i tabelës Struga Trim Lum. Struganët mposhten Skopjen me shifrat 3-0. Pobeda gjithashtu grumbulloi 3 pikë duke mundur minimalisht 1-0 Bregallnicën. Kjo ishte qenë ditë e nikoqirëve pasi edhe Tikveshi mundi Akademija Pandevin me rezultat 2-1.

Në xhiron e 7-të Shkëndija ishte e lirë, për shkak tërheqjes së Renovës nga LPFM-së