VIDEO / Dy shtëpi janë djegur në “Fushë Tophanë”, është lënduar një person

TË FUNDIT

Në rrugën “Sllavej Pllanina” në lagjen e “Fushë Tophanes”, dy shtëpi i ka kapluar zjarri ku si pasojë është lënduar një person.

Informacionin e kanë konfirmuar për TV 21 nga SPB Shkup.

“Rreth orës 07:10 është denoncuar se ka zjarr në rrugën “Sllavej Pllanina”. Si pasojë, janë djegur dy shtëpi dhe një person është lënduar. Personi është lënduar derisa ka zbritur nga shkallët. I njëjti është dërguar në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit””, thanë nga SPB Shkup.

Nga atje kanë njoftuar se zjarri është shuar nga Brigada e kundërzjarrit, ndërkaq shkaqet tash për tash ende nuk dihen.