Rruga Çairçankë është mbuluar nga tymi, pasi një objekt është kapluar nga zjarri.
Informacionet e para nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21, thonë se zjarri ka kapluar katër objekte. Dy shitore, një servis për motorë dhe biçikleta dhe një çajtore.
Deri tani nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq ekipet e kundërzjarrit janë duke intervenuar me 8 automjete.
