VIDEO/Bora mbuloi një pjesë Gjermaninë, pezullohet një pjesë e transportit

TË FUNDIT

Bora e mbuloi Gjermaninë veriore të dielën, duke bërë që operatori hekurudhor “Deutsche Bahn” të pezullojë lidhjet me Holandën dhe disa shërbime të brendshme në distanca të gjata ndërsa qendra kombëtare e motit paralajmëroi për reshje bore jashtëzakonisht të mëdha.

Temperaturat ranë në -7 gradë Celsius dhe erërat e forta nga lindja ngritën furtunat e dëborës.

“Deutsche Bahn” tha në faqen e saj të internetit se shërbimet e trenave në distancë të gjatë midis Berlinit, Hanoverit dhe Kolnit ishin pezulluar deri në një njoftim tjetër./21Media

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbild%2Fvideos%2F461840264845259%2F&show_text=false&width=560