Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka arritur në Koçan dhe po bisedon me banorët.
I qajnë hallin se si vetë kanë luftuar me flakët dhe se Qendra për Menaxhim me Kriza nuk u doli në ndihmë.
Mickoski tha se drejtori i QMK-së ishte në festim dhe nuk reagoi.
Banori: Në Koçan bëhet luftë për Koçan. E shihni, stuhia tanimë ka arritur në këtë anë, më herët ka djegur tërë pyllin. Shkurt, në Koçan qytetarët vetë janë gjendur. Të gjithë dolën, me çfarë mundën vepruan që të shpëtojmë. Për fat të mirë, arritën të shuajnë zjarrin tek pylli mbi shtëpitë që të shpëtojnë shtëpitë. Asnjë reagim nga Qendra për menaxhim me krizat. Vetë na lanë.
Mickoskit: Drejtori ishte në kremtim.
Banori: Të gjithim duke festuar.
Mickoski: Drejtori në festë, në vend se të reagojë.
Banori: Ata nuk ndalojnë me festën. Tërë ditën nuk e dimë se ku janë.
LEXO EDHE:
- Armata për TV21: Kemi angazhuar 30 persona për shuarjen e zjarrit në Koçan
- Zaevi për TV21: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit
- Pendarovski ka angazhuar Ushtrinë për të shuar zjarret, helikopterët nesër shkojnë në Koçan!
- Të gjitha informacionet për zjarret aktive në Maqedoninë e Veriut
