VIDEO/Arrijnë në Kosovë “Çikat e arta”

TË FUNDIT

Kanë arritur në aeroportin “Adem Jashari” Kampionet Olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Tutje, ekipi i xhudos u prit nga Kryeminstri Albin Kurti.

Në konferencën për shtyp, Nora u shpresh se medalja që ajo fitoi i dedikohet gjithë Kosovës.

“Kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, tha Gjakova.

Pas pritjes ceremoniale, kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të vazhdojnë drejt sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku do të priten nga qytetarët e vendit, për nder të medaljeve të arta të fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”./21Media