Një aeroplan që ka qenë duke fluturuar në drejtimin Beograd-Moskë, ka bërë ulje emergjente.
Kjo, siç bëjnë të ditur për TV21 të pranishëm në këtë linjë ajrore, ka ardhur pas një raportimi se në aeroplan ka bombë.
Aeroplani ka qenë nën përcjellje të aviacionit ushtarak serb.
Kujtojmë se vetëm Serbia nga shtetet e rajonit nuk ka ndaluar fluturimet nga dhe për Rusi, ndërkaq shtetet tjera të rajonit tashmë kanë bërë të njëjtën si formë sanksioni për pushtimin që Rusia ia bëri Ukrainës./TV21
