Victor Valdes mund t’i bashkohet Chelseas

TË FUNDIT

Meqenëse, Luis Van Gaal e ka lënë si rezervist Victor Valdesin, ai mund të jetë në shënjestër të Chelsea, pas lëndimit të rëndë Thibaut Courtois’.
Gazeta Mirror, shkruan se Victor Valdes do të kërkohet nga Chelsea. Thibaut Courtois mund të jetë jashtë fushës për shumë muaj, dhe Asmir Begoviç nuk e ka të njëjtën përvojë.

Valdes duket se është lënë anash nga Van Gaal, kështu që një lëvizje e tij mund të ndodhë gjatë dimrit nëse ka një marrëveshje mes klubeve.