Vetura e tipit “Toyota” e cila u përdor nga autorët e atentatit të ndodhur në Rinas-Tiranë më 11 nëntor, rezulton e vjedhur në Greqi në vitin 2023.
Ndërsa targat janë vjedhur gjithashtu në Greqi në vitin 2024.
Disa orë pas atentatit të ndodhur Rinas, vetura u gjet e djegur në fshatin Halil të Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën edhe katër armë tip kallashnikov.
Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë në vendngjarje Gilmando Dani, ndërsa u plagos rëndë punonjësi i AMP, Muçi Sheqeri.
