Photo Reuters
Një veturë Range Rover që po mbante princat Edward, gruan e princit Edward, Sophie, princi Andrew dhe William ka mbërritur në Kalanë Balmoral.
Familja mbretërore ka nisur të mblidhet, derisa pallati mbretëror Buckingham tha se Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore, pasi mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj”.
Njoftimi nga pallati erdhi një ditë pasi mbretëresha anuloi një takim virtual, meqë mjekët e këshilluan të pushonte, për shkak të një të marteje të ngarkuar, kur Elizabeth II emëroi Liz Truss kryeministre të Britanisë.
Monarkistja më jetëgjatë e Britanisë është duke vuajtur nga probleme shëndetësore që nga tetori i vitit të kaluar, të cilat kanë bërë që ajo të ketë probleme për të ecur dhe qëndruar në këmbë.
