Vetura “fluturon” nga rruga, vdes shoferi

TË FUNDIT

Mbrëmë, rreth orës 22:05 një veturë pa targa ka dalë nga rruga afër fshatit Ropotovo në Maqedoni të Veriut, pas çfarë shoferi i saj ka humbur jetën.

Shoferi ka qenë i moshës 49-vjeçare nga fshati Dollnen.

“Më 01:03.2021, në ora 22:05 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën rajonale Prilep-Makedonski Brod, para hyrjes në fshatin Ropotovo, vetura “ford eskort” pa targa, e ngasur nga R.J. (49) nga fshati Dollnen, ka flutuar nga rruga. Pas fatkeqësisë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë, se është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u dokumentuar./TV21