Vetura e vrasësve e djegur, me targa të falsifikuara

TË FUNDIT

Vetura e vrasësve, që ende mbeten të panjohur për autoritetet e rendit, është gjetur në rrethinën e Shkupit, e djegur.

Siç mësohet nga burimet brenda MPB-së, ajo ka mbajtur targa false.

Prokuroria paraprakisht ka dalë me një kumtesë për media, ku bëri të ditur se ende kërkohet për t’i gjetur vrasësit.

Vrasësit me maska, kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar në drejtim të dy personave që kanë vdekur në vend ngjarje, ndërkaq personi i tretë është dërguar në spital në gjendje të rëndë.