Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, ka pritur sot në një takim një grup kongresmenësh amerikanë, të kryesuar nga Vern Buchanan, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë. Me këtë rast, u bisedua për partneritetin e deritashëm ndërmjet Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe për përkrahjen e madhe që mekanizmat e Kongresit i kanë dhënë Kuvendit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tij legjislative dhe politike.
Buchanan u shpreh se përkrahja amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si pjesë e mbështetjes së gjithanshme të SHBA-së për Kosovën.
Kryetari Veseli falënderoi delegacionin e Kongresit Amerikan për këtë mbështetje, duke theksuar se ecja përpara e Kosovës dhe kapërcimi i sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht vendi ynë, varen nga partneriteti me SHBA-në dhe botën perëndimore në përgjithësi.
Veseli dhe Buchanan vlerësuan gjithashtu se forcimi i institucioneve demokratike në Kosovë, kërkon mes tjerash, një përqendrim më të madh në fushën e ekonomisë, sepse zhvillimi ekonomik është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Gjatë vizitës së sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës,delegacioni i kongresistëve amerikanë, anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet dhe Zhvillim të Demokracis ë, i kryesuar nga Vern Buchnan, ka zhvilluar një takim edhe meshefat e grupeve parlamentare.
Në këtë takim shefat e grupeve parlamentare folën për zhvillimet në Kosovë, në këndvështrimin e subjekteve që përfaqësojnë.
Në fokus të takimit ishin çështje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë.
Në këtë takim, në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, si dhe përfaqësues të USAID-it dhe të NDI-së, institucione këto që e mbështesin në vazhdimësi Kuvendin e Kosovës, ligjvënësit amerikanë janë shprehur seKongresi dhe shteti amerikan do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në planin e zhvillimit ekonomik, por edhe në atë të sundimit të rendit dhe të ligjit.
Kuvendarët e Kosovës, sipoas një komunikate,janë zotuar se do të angazhohen për ligje sa më të mira që mundësojnë zhvillim të përshpejtuar ekonomik të vendi t dhe garantojnë investimet e huaja në Kosovë.
Të dy palët janë pajtuar se duhet të rritet edhe më roli proaktiv i Kuvendit të Kosovës në mbikëqyrjen e ekzekutivit të vendit
