Veseli: Asnjë centimetër nga toka e Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, para fillimit  të raundit të ri të sotëm të bisedimeve Kosovë-Serbi në Uashington, delegacionit të Kosovës i rekomandoi se në asnjë rrethanë nuk duhet të negociojë për territorin, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në takimet e sotme me strukturat e partisë në Mitrovicë dhe Vuçitërn, ish-kryetari i parlamentit theksoi se çdo marrëveshje me Serbinë që do të cenonte integritetin territorial të Kosovës është e papranueshme.

“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër i tokës së Republikës së Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë Veseli.

Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, i cili është planifikuar të zgjasë dy ditë, është planifikuar të fillojë në Shtëpinë e Bardhë sot në mesditë sipas kohës në SHBA, me një takim midis udhëheqësve të dy delegacioneve, kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq./MIA