Verstapen fiton Çmimin e Madh të Belgjikës

TË FUNDIT

Të dielën pasdite është zhvilluar gara e Çmimit të Madh të Belgjikës, që është edhe gara e 13-të e Botërorit të këtij sezonit dhe e fundit para atyre të quhen si pushimet verore në Formula 1. Pista interesante e Spa-Frankorshampsit ka qenë arena e kësaj fundjave, aty ku, siç ndodh zakonisht, moti ka patur kapriçot e veta, duke nisur të premten me provat zyrtare, dhe duke vijuar edhe të shtunën, me garën e “Sprintit”. Ndërkaq, moti ka qenë më bujar të dielën me garën e madhe, e cila, ka premtuar në nisje të saj, por ka vijuar të ketë të njëjtin përfundim, sikundër edhe garat e tjera të këti sezoni.

Ndonëse vendosi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të së premtes, duke vijuar të triumfojë edhe të shtunën në garën e “Sprintit, Maks Verstapeni është detyruar të kënaqej me nisjen nga vendi i 6-të, për shkak të ndëshkimit si rrjedhojë e ndërrimit të kutisë së marsheve. E teksa të dielën në rreshtin e parë u nisen Sharl Lëklerk i “Ferrari”-t dhe Serxhio Perezi i “Red Bull”-it, ky i fundit ka marrë menjëherë kryesimin, por Karlos Sainz dhe Oskar Piastri u përplasën me njëri-tjetrin, duke e braktisur eventualisht garën.

Ndërkaq, Maks Verstapen pati nevojë për vetëm 17 xhiro për të marrë kryesimin, duke mos e lëshuar atë deri në fund, duke korrur fitoren e tij të 8-të radhazi dhe të 12-tën radhazi për skuadrën e “Red Bull”-it që vendos kështu një rekord të ri në Formula 1. Podiumin në Belgjikë e plotësoi Serxhio Perez dhe Sharl Lëklerk.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i ‎10 persona dhe ‎teksti që thotë "‎2023 DRIVER STANDINGS مد VERSTAPPEN PEREZ POINTS AFTER THE BELGIAN GRAND PRIX ASTON MARTIN 314 ALONSO 189 HAMILTON 149 148 LECLERC RUSSELL SAINZ NORRIS 92 ASTON MARTIN STROLL OCON 47 35‎"‎‎