Autoritetet kineze dërguan helikopterë që t’i shpëtojnë banorët e provincës Gansu, pasi dolën nga shtrati Jangce dhe lumenj të tjerë nga vërshimet e mëdha.
Krahas vërshimeve, rajoni është kapluar edhe nga rrëshqitjet e tokës, ndërsa pesëdhjetë persona janë bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në qytetin Longnan.
Në provincën fqinjësore kineze Siçuan dhe në bashkësinë Çongvin është shpallur alarm i nivelit më të lartë. Në Siçuan uji arriti deri te gishtat e përmendores së Budës nga shekulli i tetë, që gjendet në mal. Kjo ndodh për herë të parë që nga viti 1949.
Autoritetet e provincës Hubei paralajmëruan se hidrocentrali dhe penda më e madhe u mbush me ujë. fc/