Spitali modular i Kovidit i Klinikës Infektive në Shkup është mbyllur, kurse pacientët janë transferuar në ndërtesën e Klinikës Infektive dhe në repartet tjera të Kovidit.
Nga Klinika Infektive thonë se spitali është mbyllur në mënyrë “preventive”, pasi janë vërejtur pika të ujit, të cilat siç thonë në asnjë moment nuk kanë pasur kontakt me instalimin elektrik.
“Në një vend është paraqitur sasi i vogël e pikave të ujit, por një asnjë moment nuk kanë qenë në kontakt me energjinë elektrike”, thanë nga Klinika.
