Me fillimin e verës në disa vende të Kërçovës fillon problemi i mospasjes së ujit për pije.
Një problem të këtillë dhe shumë të theksuar e ka edhe lagjja “Meksiko”. Banorët të revoltuar thonë se gjatë gjithë verës kanë mungesë të ujit. Presin gjithë natën që të mbushin shishe me ujë, të cilat i mbushin me shumë vështirësi sepse nuk ka mjaftueshëm as natën.
Pohojnë se janë pagues të rregullt të ujit, por vuajnë për të, që është gjë elementare, sidomos në këto ditë të nxehta.
Nga ndërmarrja komunale thonë se kjo vjen si pasojë e thatësirës dhe keqpërdorimit te ujit nga banorët.
Problem me ujin për pije gjatë verës kanë edhe disa fshatra të Kërçovës. Kjo përsëritet çdo verë, ndërsa është më e theksuar tani që ka ndryshime klimatike, kur nuk ka pasur dimër me borë dhe vera është shumë e nxehtë.
