“Veprim i pamatur dhe i shpejtë”, këngëtarja që përfaqëson Maqedoninë në Evrovizion kërkon sërish falje

TË FUNDIT

Këngëtarja që përfaëson Maqedoninë e Veriut, Andrea Kaevska në profilin e saj në Instagram edhe sot ka kërkuar falje për hedhjen e flamurit shtetërorë në Evrovzion, përcjell TV21. Andrea sërish thekson se veprimin e ka bërë pa dashje.

Andrea kërkon falje: Nuk e hodha flamurin e Maqedonisë nga urrejtja

“Unë dua t’ju drejtohem të gjithëve edhe një herë me gjithë respektin e duhur. Më vjen shumë keq për gjithë këtë që po ndodh. I kërkoj falje të gjithëve për vendimin e pamatur dhe të shpejtë, qëllimi im nuk ishte i keq. Përkundrazi, flamurin e mbaj me shumë dashuri dhe krenari këto ditë”, ka shkruar Koevska.