Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se do të vaksinohet kundër virusit korona.
“Unë do të vaksinohem. Unë besoj në vaksinë, është e sigurt, ne kemi ndjekur procesin e zhvillimit dhe të gjitha fazat e provave klinike. Vaksina do të ndryshojë pamjen me pandeminë, do të rrisë imunitetin e popullatës në të gjithë botën dhe do ta kthejë jetën në normalitet”, deklaroi Filipçe.
Vaksina kundër Covid-19 në vendin tonë duhet të arrijë në fillim të viti 2021 dhe punonjësit shëndetësor do të vaksinohen të parit./TV21
