Emshiu: Kjo është politikë!
Qytetari: Nëse kjo është politikë atëherë protestat do të vazhdojnë edhe nesër nëse është politikë ne nesër protestojmë përsëri, ne nuk kemi ujë për pije ti thua politikë…
Emshiu: A ta kam sqaruar? A ta kam sqaruar?
Qytetari: Ti ke ardhur me politikë dhe merresh, politikë me fshatin Pallçisht. Protestën nesër e keni para komunës!
Emshiu: Bujrum ejani!
Qytetari: Ti e lidh ujin për pije me politikën nuk e ke mbaj fjalën!
Emshiu: A ta kam sqaruar?! A ta kam sqaruar?!
Qytetari: Nuk e ke mbajt fjalën!
Me tensione të këtilla kaloi takimi i sotëm mes banorëve të Pallçishtit dhe kryetarit të Bogovinës, por më pas ranë dakord që protestat të ndërpriten. Arritën marrëveshje për kryerjen e disa punëve në fshat. Nesër duhet të nisin punët për shkrimin e disa rrugëve me pllaka betoni. Sipas kryetarit të Bogovinës, Besnik Emshiu, projektet do realizohen pasi janë në plan.
“Banorët e fshatit Pallçisht protestonin dhe më thirrën në telefon që edhe unë që të jem prezent në protestë, shkova në protestë, i informova se këto projekte kanë qenë edhe më herët për t’u realizuar, kështu që u morëm vesh që edhe ujësjellësi edhe projekti me begaton të realizohen.”- deklaroi Besnik Emshiu, kryetar i komunës së Bogovinës.
Por Vullnet Akiki nga bashkësia lokale thotë se komuna që nesër duhet të nis me punë, në të kundërtën
paralajmërojnë protesta edhe më të mëdha.
“Bëmë një marrëveshje se nesër do të vijë të punojë dhe u ndalën protestat, protestat ishin se nuk i qëndroj premtimin që na dha nëse nuk i qëndrojnë premtimit që i ka dhënë qytetarëve të fshatit Pallçisht, atëherë protesta është nesër në të njëjtin vend dhe para objektit të komunës. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesat, protesta do jetë akoma më e madhe dhe nuk besoj se do jetë protestë e qetë, dje kemi garantuar se do jetë protestë e qetë, protesta do jetë më ndryshe para objektit të komunës, nuk do të kemi përgjegjësi për qetësi aty.”- Vullnet Akiki, bashkësia lokale fshati Pallçisht.
Në bazë të marrëveshje së arritur mes komunës dhe banorëve, projekti për shtrimin e rrugëve do të duhet të fillojë nesër, ndërsa ujësjellësi do të duhet të kalojë fazat e tenderimit dhe ankesës, e më pas të nisin punët.
