ZGJEDHJET

Vendimmarrje konsensuale, himni simbol i barazisë, gjuha shqipe e detyrueshme. Zyberi prezanton planin e tij për qeverisje

Must Read

Meta: Liberalizimi i vizave është një domosdoshmëri për qytetarët e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri...

Austria me paralajmërim të mos udhëtohet në Bullgari, Rumani dhe Moldavi

Autoritetet austriake i paralajmëruan qytetarët të mos udhëtojnë në Bullgari, Rumani dhe Moldavi për shkak përhapjes së...

Nga të vdekurit nga koronavirusi, 82 për qind kanë pasur sëmundje kronike

Në periudhën prej 29 qershorit deri më 5 korrik janë regjistruar 46 raste të vdekjes nga Kovid-19...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Kandidati për kryeministër i nominuar nga BDI-ja, Naser Zyberi, para godinës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut prezantoi sot planin e tij për qeverisje, plan që tha se është jopartiak, që u shërben qytetarëve e jo partive.

- Advertisement -

“Ky nuk është një program zgjedhor, nuk është një përmbledhje e premtimeve – janë 25 iniciativa dhe hapa konkret. Këto janë prioritetet e mia për 100 ditët e para të mandatit tim si Kryeministër. Këto janë premtimet e mia për ju, qytetarët e vendit” u shpreh Zyberi.

Vend i barazisë  – shtylla e parë e “planit për veprim qeveritar”

“Qëllimi im kryesor është të arrij diçka të rëndësishme, diçka që ne e kërkojmë prej vitesh: të jesh anëtar i një komuniteti etnik është një pasuri, dhe jo një aftësi e kufizuar. Një vend i barazisë – kjo është ajo që duam. Dhe kjo është shtylla dhe zotimi i parë i planit tim të veprimit” tha Zyberi, duke shtuar se maqedonasit nuk duhet ta shohin barazinë si kërcënim, sepse siç tha, askush nuk dëshiron të merr asgjë prej tyre, përkundrazi, “barazia do të na shërbejë të gjithëve dhe ta çojë vendin tonë përpara”.

Iniciativat e shtyllës së parë: vendimmarrja konsensuale, shpërndarja e barabartë e investimeve publike, mësimi i gjuhës shqipe, himni, Marrëveshja e Ohrit

Kjo shtyllë e parë e planit të veprimit, tregoi Zyberi, përmban 5 iniciativa konkrete. Në fillim përmendi se detyra e tij si Kryeministër është ta kalojë dhe ta zbatojë legjislacionin e vendimmarrjes konsensuale dhe përgjegjësisë së përbashkët.

- Advertisement -

“Do të thotë, që 10 institucionet shtetërore strategjike do të drejtohen bashkërisht nga një maqedonas dhe një shqiptar, me të drejta të përbashkëta nënshkrimi” tha Zyberi.

Më pas u zotua se do të kujdeset për shpërndarjen e barabartë të investimeve publike. Kjo, siç sqaroi, do të thotë që vendimet kryesore ekonomike (buxheti, investimet, taksat) nga qeveria nuk mund të kalojnë pa mbështetjen e shumicës së anëtarëve shqiptarë të kabinetit.

Më tej, duke shpalosur 5 iniciativat, Zyberi përmendi edhe mësimin e gjuhës shqipe edhe nga komunitetet joshqiptare.

“E di që, atë që do të them tani do t’ju duket e guximshme, por duhet të kemi guxim, besim dhe respekt, për të ecur përpara në rrugën e barazisë së vërtetë. Unë gjithashtu besoj, se kjo iniciativë do t’i shërbejë jo vetëm shqiptarëve, por edhe maqedonasve. Ne propozojmë që të kemi klasa të detyrueshme të gjuhës shqipe në çdo shkollë, duke filluar nga klasa e 5-të” tha kandidati për kryeministër.

Më pas propozoi që 13 Gushti, dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të shpallet, si Festë Kombëtare. E pas kësaj përmendi edhe himnin e shtetit.

“Një vend i barabartë do të thotë që ne i respektojmë larmitë multietnike dhe multikulturore. Kjo është arsyeja se pse unë propozoj të arrihet një konsensus në lidhje me himnin  e vendit tonë, për ta pasqyruar këtë diversitet – sepse ky simbol nuk duhet të jetë simbol i përjashtimit dhe pabarazisë, por të gjithë-përfshirjes dhe barazisë” u shpreh Naser Zyberi.

Rilindja ekonomike – shtylla e dytë

Duke folur për këtë, Zyberi tha se mirëqenia e qytetarëve varet para së gjithash nga rilindja ekonomike, nga aftësia e qeverisë për të marrë masa të caktuara për të ndihmuar pronarët e bizneseve dhe për të mbrojtur të punësuarit.

“Kjo është shtylla e dytë e planit tim të veprimit. Propozimet e mia në këtë drejtim janë të qarta dhe të thjeshta: shteti duhet të ndihmojë dhe të japë subvencione për të gjithë ata që duan të punojnë dhe të krijojnë vende pune” u shpreh kandidati për kryeministër.

Ai më tej tha se urgjentisht do të iniciojë politikë të taksave zero. Kjo sipas tij nënkupton, taksa zero të të ardhurave për tre vjet për çdo të punësuar për herë të parë nën moshën 35 vjeç; dhe taksa zero për kompanitë për tre vjet për çdo të vetëpunësuar nën moshën 35 vjeç.

“Ne duhet gjithashtu ta vazhdojmë edhe luftën tonë për barazi ekonomike. Kështu që unë do të propozoj që Qeveria të subvencionojë 50% të kontributeve sociale për çdo punësim të ri që do ta përmirësojë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në ndërmarrjet private” u shpreh ai.

Trajtimi i drejtë dhe drejtësi për të gjithë –  shtylla e tretë

Këtu kandidati për kryeministër propozoi krijimin e asj që e quajti “Gjykatë e Barazisë” e që do të hetojë diskriminimin në nivelin shtetëror – nëse ndodh në sallën e gjyqit, në punë, në shkollë, në komunë.

“Kjo u debatuar gjatë, por tani duhet të kemi guxim ta zbatojmë. Jam plotësisht dakord me këtë dhe si kryeministër do të zbatoj vetingun e detyrueshëm për çdo politikan, gjykatës dhe funksionar shtetëror. Jam i bindur se kjo do të na jetë një mjet i fuqishëm kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Me ligj do obligojmë Këshillin prokurorial dhe gjyqësor që çdo 6 muaj të bëjnë raport publik të konkretizuar për rezultatet e luftës ndaj korrupsionit të bartësve të funkcioneve publike” tha Zyberi.

Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve – shtylla e katërt

Duke folur për shtyllën e katër të “planit për veprim qeveritar”, Zyberi tha se dëshiron jetë më të mirë për të gjithë, për fëmijët dhe nipërit.

“Kjo është ajo që na motivon ne që kandidojmë për poste publike. Unë kam një listë të propozimeve konkrete që mund të ndihmojnë në arritjen e kësaj brenda një periudhe të shkurtër kohe. Më lejoni të veçoj vetëm tre tani për tani. Unë e di se mirëqenia ekonomike është thelbësore, por besoj fuqimisht se sasia e kohës që kalojmë me të dashurit tanë mund të na bëjë qenie njerëzore më të mira, dhe gjithashtu mund të përmirësojë produktivitetin tonë. Kjo është arsyeja pse unë po propozoj prezantimin e orarit fleksibël të punës gjatë javës dhe gjysmë ditë pune të Premten” tha Zyberi.

Më tej kandidati për kryeministër po ashtu tha se duhet të miratohet një ligj që ndalon kazinotë dhe shtëpitë e lojërave të fatit në largësi prej një kilometri nga shkollat, kishat dhe xhamit.

Zyberi tha se respektimi i atyre që punojnë për të ardhmen tonë duhet të jetë shumë më i madh sesa një shtrëngim duarsh ose një diplomë e ngrohtë.

“Prandaj, ne duhet të bëjmë një përpjekje financiare për t’i mbështetur këta njerëz: të mos largohen nga vendi, të bëjnë punët e tyre si duhet, të mbrojnë shëndetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Unë propozoj një pagë minimale prej 600 eurosh për çdo infermier, mësues dhe arsimtar” u shpreh ai.

Zyberi përmendi edhe migrimin e të rinjve si një kërcënim të madh për vetë ekzistencën e kombit.

“Shumë kanë folur për të, por askush me të vërtetë nuk erdhi me një plan konkret dhe të mundshëm për të kundërshtuar efektet e këtij eksodi të dhimbshëm. Mos më keqkuptoni: Unë nuk po them se mund ta ndalojmë këtë, ose se mund të bëjmë mrekulli. Ne nuk mundemi. Por ajo që unë jam plotësisht i vendosur ta bëj është ta bëj këtë çështje një nga prioritetet kryesore të mandatit tim si Kryeministër, dhe të filloj të veproj që ditën e parë në detyrë” u zotua Zyberi.

Shansi për të gjitha familjet e reja – shtylla e pestë

Për realizimin e kësaj shtylle Zyberi tha se do të duhet të modifikohet ligji i arsimit dhe se do të prezantojë arsimin parashkollor të detyrueshëm, bashk me një plan ambicioz për të rinovuar dhe ndërtuar kopshte në çdo komunë.

“Do të ofrojmë 20,000 Euro grant në kohë për secilin fermer të ri nën moshën 35 vjeç” premtoi kandidati për kryeministër./TV21

Tubimi Bdi-së para Qeverisë

Tubimi Bdi-së para Qeverisë

Gepostet von TV21 am Montag, 29. Juni 2020
- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

Austria me paralajmërim të mos udhëtohet në Bullgari, Rumani dhe Moldavi

Autoritetet austriake i paralajmëruan qytetarët të mos udhëtojnë në Bullgari, Rumani dhe Moldavi për shkak përhapjes së koronavirusit të ri në këto...

Nga të vdekurit nga koronavirusi, 82 për qind kanë pasur sëmundje kronike

Në periudhën prej 29 qershorit deri më 5 korrik janë regjistruar 46 raste të vdekjes nga Kovid-19 që është 11 për qind...

16 vjeçari nga Shkupi plagoset me thikë!

Mbrëmë rreth orës 22:10 në Shkup një djalë 16 vjeçar është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Çairit pas...

Raport javor i ISHP-së: Është ulur numri i rasteve të reja dhe të vdekurve, ndërsa është rritur numri i të shëruarve

Në periudhën prej 29 qershor deri më 5 korrik, sipas raportit të Institutit për shëndet publik, shënohet ulje e numrit të rasteve...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -