Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë që e morëm dy javë më parë, thotë ministri Kreshnik Bekteshi në një publikim në rrjetet sociale. Ai tha se të gjitha produktet që janë të përfshira në Vendimin për uljen e çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me normë tatimore prej 5%. Bekteshi thotë se nëse ka gabim teknik në listën e produkteve që mbulon Vendimi i Ministrisë së Financave dhe që i nënshtrohen normës preferenciale të TVSH-së, do të korrigjohet në seancën e ardhshme të Qeverisë.
