Vendi në fazën e verdhë, ministria e Shëndetësisë apelon për respektim të masave për mbrojtje

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë apelon sot dhe nesër që të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtjen nga temperaturat e larta sepse, sipas njoftimeve nga DHPM, vendi do të jetë në fazën e verdhë, vigjilente.

Rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura, mundësisht me ajër të kondicionuar, ndërsa nëse duhet të dalin jashtë, të pushojnë më shpesh nën hije, të veshin rroba të ndritshme dhe të lehta, si dhe syze dhe kapelë gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell. Të përdoret krem ​​me faktor të lartë mbrojtjeje, hani më pak ushqim, kryesisht fruta dhe perime, jo ushqime të yndyrshme, pini shumë lëngje, mundësisht ujë të pijshëm dhe shmangni pijet alkoolike.

Sidoqoftë, kur hyni në automjet, nevojitet ta ventiloni atë për një periudhë të caktuar.

Personat e sëmurë kronikë këshillohen të marrin rregullisht terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët amë.

Sa i përket ushqimit, për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë për helmim dhe sëmundje infektive të zorrëve, rekomandohet të lani produktet bujqësore dhe kopshtare (perime dhe fruta të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike dhe konsum menjëherë pas përgatitjes.

“Komisioni për monitorimin e pasojave nga temperaturat e larta vazhdimisht po përcjell situatën dhe nëse nevojitet, do të propozojë masa dhe aktivitete për minimizimin e pasojave të mundshme të dëmshme nga temperaturat e larta”, njofton Ministria e Shëndetësisë./MIA

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, këtë mëngjes ndau rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas njoftimeve nga DPHM-së, sot moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperatura do të rritet deri 40 gradë.