Vendet e BE-së u morën vesh për njohje recipoke të testeve për Kovid-19

TË FUNDIT

Vendet anëtare të BE-së sot u morën vesh për përforcim të përdorimit të testeve të shpejta antigjen dhe për njohje reciproke të rezultateve nga testet për Kovid-19, njoftoi Këshilli i BE-së.

Këshilli thekson se përdorimi i testeve të shpejta dhe njohja reciproke e rezultateve nga testet për Kovid-19 përgjatë BE-së është me rëndësi thelbësore për zbutjen e përhapjes së virusit, si dhe për kontribut kah funksionimi i papenguar në tregun e brendshëm dhe për lehtësim të lëvizjes ndërkufitare dhe mjekimit.

“Komponentët kyçe të këtij rekomandimi përfshijnë vërtetim dhe njohje të ndërsjellë të testeve të shpejta antigjene dhe teste RT-PCR ndërmjet vendeve anëtare, shkëmbim të grumbullimit të standardizuar të të dhënave, zhvillim të listës së përbashkët të antigjeneve të shpejta teste Kovid-19 dhe përcaktimin e prioriteteve për përdorim të testeve të tilla”, thuhet në kumtesën e Këshillit të BE-së.

Rekomandimi përfshin edhe dispozita të cilat kanë të bëjnë me sfidat e “pandemisë evoluese”, gjegjësisht se lista e përbashkët e testeve të shpejta adekuate për Kovid-19 duhet të jetë mjaft fleksibile që të shtohen ose mënjanohen ato teste në efikasitetin e të cilave ndikojnë mutacionet e virusit