Më shumë se 12 vende ambasadorësh janë të zbrazura, ndërsa nuk ka mundësi për tu plotësuar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mosfunksionimit të Kuvendit, që u shpërbë dhe shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Mos funksionimi i Kuvendit do të thotë që edhe Komisioni për punë të jashtme nuk mund të mblidhet, që nga ana tjetër la të zbrazur shumë vende ambasadorësh”, tha Nikolla Dimitrov, MPJ.
Por, ky nuk është problemi i vetëm që e shkaktoi mos funksionimi i Kuvendit. Problem ka edhe në kufirin jugor dhe në përballjen me krizën e emigranteve. Vetëm Kuvendi mund të propozojë dhe të sjell vendim që Armata t’i dalë në ndihmë policisë kufitare.
“Mendoj se nuk është e shëndetshme dhe me Qeveritë më të mira të ketë aq pushtet të koncentruar aq kohë, një kohë të caktuar po kur është e patjetërsueshme, megjithatë në një periudhë të gjatë kjo gjë është më delikate. Andaj është aq e rëndësishme që të kemi Kuvend”, tha Nikolla Dimitrov, MPJ.
Ministri për punë të jashtme vlerëson se edhe Qeveria teknike nuk ka mundësi të udhëheq me atë që e pret vendin në rrugën drejt BE.
“Korniza e negociatave që vendi ynë duhet ta konfirmojë në konferencën e parë ndërkombëtare në është dokument shumë i rëndësishëm politik, që nuk jam i bindur që Qeveria teknike mund ta përpilojë”, tha Nikolla Dimitrov, MPJ.
Me këtë pajtohet edhe raportuesi i Maqedonisë së Veriu në PE, i cili thotë se është shumë e nevojshme që Kuvendi të kontrollojë vendimet e Qeverisë.
“Për këtë qëllim kemi nevojë të madhe për parlamentarizëm, asnjë mënyrë tjetër edhe në shtetet tjera nuk ndodhin procese të kontrollit jashtë demokracisë parlamentare. Në planin evropian dhe nga pikëpamja e Brukselit, kemi disa çështje që janë në vend të parë në muajin qershor me ndihmë të madhe të PE, të filloni rrugën e qartë drejt BE-së”, tha Ilhan Quçuk, raportues i RMV në PE.
Maqedonia në qershor duhet të marrë raport të ri për ardhmërinë evropiane, pasi që paraprakisht kishim dy përpjekje të pasuksesshme, e fundit për shkak të kundërshtimit të Francës dhe Makronit që e kontestuan mënyrë e zgjerimit të BE-së.
