Presidentët e tre shteteve baltike, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, sot i dënuan tentimet e Moskës për “falsifikim të historisë”, para shënimit të 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në deklaratën e përbashkët, liderët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, vendet e të cilëve dikur ishin pjesë e BRSS-së, ndërsa tani janë anëtare të BE-së dhe NATO-s, kërkuan “të vërtetën dhe drejtësinë”, njohje të krimeve të komunizmit dhe përgjegjësi të BRSS-së për luftën.
“Shtrembërimi i ngjarjeve historike që çuna deri te Lufta e Dytë Botërore dhe ndarja e Evropës pas luftës është tentim për falsifikim të historisë dhe të sillen në pyetje themelet e rendit bashkëkohor ndërkombëtar”, paralajmërojnë liderët e tri vendeve.
Ata cekën se Bashkimi sovjetik përdori forca të armatosura dhe represion për t’i nënshtruar popujt e tyre gjatë Luftës së ftohtë.
Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, tentimet e kohëmëparshme të Moskës për minimizim të marrëveshjes së fshehtë Ribentrop-Mollotov të vitit 1939 për ndarje të Evropës mes Gjermanisë naziste dhe BRSS-së e quajti “revizionizëm historik”.
“Historia nuk guxon të shkruhet sërish. Kjo çon drejt konkludimeve dhe vendimeve të këqija”, tha Nauseda për mediumet franceze.
Presidenti letonez Eglis Levits deklaroi se “falsifikimi i historisë është një lloj lufte hibride”, që po e zhvillon Moska.
Vendet baltike u pavarësuan pas shpërbërjes së BRSS-së në vitin 1990-1991.
Për ne, lufta përfundoi në vitin 1993 kur ushtari i fundit rus u largua nga territori i Lituanisë”, deklaroi Nauseda./MIA
