Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që të identifikohen personat të cilët janë të përfshirë në rastin me keqpërdorimin e terapisë së pacientëve me kancer. Ai thotë se si qeveri janë të përkushtuar 100% për ta zbardhur rastin e Onkologjisë duke theksuar se në çdo seancë qeveritare do të parashtrohet pyetja se deri ku është procedura.
“Kam një mesazh deri te të gjitha institucionet që punojnë në këtë rast se vëmendja jo vetëm e qytetarëve, por edhe vëmendja ime si kryetar i qeverisë, i anëtarëve të qeverisë është drejtuar 100% drejt zbardhjes së këtij rasti. Përderisa punohet në përputhje me ligjet dhe procedurat, ndërsa nuk arsye se përse të mos punohet sepse thashë që edhe prokuroria edhe gjyqësori në këtë rast kanë mbështetjen e të gjithëve që ta zgjidhin këtë rast ashtu siç duhet në përputhje me ligjet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
I pyetur nëse prokuroria ka kërkuar më shumë dokumente nga ministria e Shëndetësisë për rastin me Onkologjinë, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me MPB edhe me prokurorinë për të kontribuar që rasti ditë e më parë të zgjidhet.
“Si asnjëherë më parë, në mënyrë më transparente, jemi të hapur për gjithçka që duhet dhe jemi në komunikim të rregullt me prokurorinë dhe MPB-në dhe ta dini se gjithmonë edhe me iniciativën time çdo ditë pyes se deri ku është procedura. Qëllimi është që njëherë e përgjithmonë, ashtu edhe siç tha kryeministri të kemi zgjidhje dhe të dihet me emër e mbiemër kush është fajtor dhe kush ka gabuar para ligjeve të RMV-së”, pohoi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Por nga VMRO-DPMNE thonë se ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria duan t’i ikin përgjegjësisë në rastin e Onkologjisë.
“Kur tmerri me tregtimin e jetës së njerëzve në Onkologji doli në publik, ministrit të Shëndetësisë iu është kujtuar se ka sistem që pengon vjedhjen dhe se ai do të mundohet të kyçë atë. Pastaj shitet në mesin e pacienteve duke ju thënë se tani gjithçka është rregull. Kjo tregon për dy punë, se nuk e kanë gajle për pacientët dhe se shohin të shpëtojnë nga përgjegjësia, ndërsa janë përgjegjës janë çdonjëri prej tyre. Dhe e dyta, duke ikur nga përgjegjësia kanë mundësi që të ndikojnë mbi hetimin dhe formimin e lëndës me përmbajtje të vërtetë”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Javë më parë në Klinikën e Onkologjisë ka filluar hetimi mbi vjedhjen dhe shitjen në të zezë të ilaçeve kundër kancerit, ndërs për këtë rast të hënën qindra qytetarë protestuan përpara Qeverisë për të kërkuar përgjegjësi.