Vëllezërit Tate mbeten në paraburgim

TË FUNDIT

Një gjykatë rumune ka refuzuar kërkesën e fundit për lirimin me kusht të bërë nga influenceri kontrovers Andrew Tate, raporton BBC.

Andrew dhe vëllai i tij Tristan janë në paraburgim që nga dhjetori, ndërsa po hetohen për akuza për përdhunim, trafikim njerëzor dhe krim të organizuar, ndërsa ata mohojnë të gjitha akuzat.

Zëdhënësja e tyre ka thënë se vendimi i gjykatës ishte zhgënjyes dhe se ekipi ligjor do të apelonte sërish.

Avokatët e vëllezërve Tate argumentojnë se mbajtja e tyre në paraburgim është një masë e ashpër e panevojshme, sepse janë të disponueshme opsione të tjera si arresti shtëpiak. Gjyqtarët nuk janë dakord me këtë, duke përmendur mundësinë e arratisjes nga vendi, ndikimin e dëshmitarëve apo provave, si dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Kërkesa për lirim ishte e re, por përgjigja mbetet e njëjtë.

Në shkurt, gjykata vendosi që Andrew të qëndronte në paraburgim deri më 29 mars.

Deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj vëllezërve Tate dhe dy rumunëve që u arrestuan me ta.