Vëllaznimi dhe Ferronikeli kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola sot në stadiumin e qytetit të Gjakovës, takim ky i zhvilluar në kuadër të xhiros së 24-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
Përballja mes gjakovarëve që po luftojnë për mbijetesë dhe liderja e tabelës, deri në minutën e 80-të ka dhënë lojë të kënaqshme dhe korrekte, por loja u tensionua në dhjetë minutëshin e fundit, kur ekipi mysafirë kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoj ashtu dhe me pas ndeshja u tensionua, e ky takim u ndërpre për disa minuta për shkak se futbollistët e Ferronikelit ishin të irrituar më ndarjen e drejtësisë nga ana e gjyqtarëve.
Nga kjo tollovi “Nikeli” mbeti pa dy lojtarë, Behar Maliqin dhe Isa Eminhazirin të cilët më karton të kuq u përjashtuan nga loja.
Por, nikoqirët as përparësinë prej dy futbollistëve nuk ia dolën që të shfrytëzojnë për të gjetur rrugën e golit.
“Nikeli” merr një pikë të madhe në garën për titull të kampionit nga ky udhëtim i vështirë.
Ferronikeli mbetet në krye të tabelës më 48 pikë të tubuara, kurse Vëllaznimi renditet në pozitën e tetë më 28 pikë.
Ramiz Krasniqi debuton me fitore te Prishtina
Ndërkohë, Ramiz Krasniqi “aventurën” e radhës në krye të Prishtinës e ka nisur me fitore.
Kryeqytetasit sot në “Demush Mavraj”, mundën Istogun, me rezultat 0-1. Futbollistët e Prishtinës bën një paraqitje mjaft të mirë dhe me meritë në fund iu gëzuan fitores.
Golin e fitores për prishtinasit e shënoi Driton Krasniqi në minutën e 45-të.
Pas kësaj fitore, Prishtina rikthehet në pozitën e dytë më 42 pikë, gjashtë më pak se kryesuesi i tabelës, Ferronikeli, kurse Istogu mbetet në pozitën e nëntë më 26 pikë.
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 24-të
Rezultatet
Vëllaznimi – Ferronikeli 0-0
Istogu – Prishtina 0-1
Dje
Ferizaj-Hajvalia 0-0
Nesër takohen:
Drita – Besa
Trepça – Trepça ‘89
Kosova (V) – Drenica
Tabela
1.Ferronikeli 48
2.Prishtina 42
3.Besa 41
4.Hajvalia 39
5.Trepça ’89 37
6.Kosova (V) 36
7.Drenica 29
8.Vëllaznimi 28
9.Istogu 26
10.Drita 22
11.Ferizaj 18
12.Trepça 15
