Shkrimtari Günter Grass, i cili theu heshtjen e së kaluarës për brezin e ri të gjermanëve, ka ndërruar jetë sot në një spital në Lübeck në moshën 87 vjeçare , njoftojnë mediat gjermane.
Grass është shkrimtari që ka gjetur rrugën e suksesit që nga poezia deri tek drama.
Libri i tij i parë është novela “The Tin Drum” e botuar në 1959, me të cilën arriti të fitonte reputacionin ndërkombëtar, duke i sjellë atij Çmimin Nobel për Letërsinë, 40 vjet më vonë.
Grass kishte platformën e tij që udhëhiqej nga një fushatë për paqen e mjedisin, ndërsa ishte kundër ribashkimit të Gjermanisë./RTV21