Vdiq arkitekti i rindërtimit të Notre Dame

TË FUNDIT

Kreu i rindërtimit të Notre Dame pas zjarrit shkatërrues që shpërtheu tre vjet më parë ka vdekur në një aksident gjatë shëtitjes në Pirenej .

Vdekja e gjeneralit Jean-Louis Georgelain u konfirmua nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron përmes një postimi në Twitter.

“Kombi ka humbur një nga ushtarët e tij të mëdhenj”, shkroi ai.

Ish -shefi 74-vjeçar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kreu i projektit të restaurimit të Katedrales Notre Dame kishte shkuar i vetëm në Mont-Valier të premten, më 18 gusht, për një shëtitje duke mos u kthyer më.

Si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura Franceze (Cema) nga 2006 deri në 2010, Georgelin mbikëqyri operacionet në Bregun e Fildishtë, Afganistan, Ballkan dhe Liban. Macron e zgjodhi atë në vitin 2020 për të orkestruar rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Katedralja është duke u restauruar në modelin e saj të mëparshëm, duke përfshirë majën prej druri që u shemb gjatë zjarrit. Autoritetet franceze shpresojnë të përfundojnë punën deri në vitin 2024, kur Parisi do të presë Olimpiadën.