Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock n’ roll-it Elvis, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Lajmin e konfirmoi e ëma, Priscila Presley. “Me zemër të thyer më duhet të ndaj me ju lajmin se vajza ime e bukur, Lisa Marie, nuk është më me ne”, shkroi ajo në një deklaratë.
Lisa Marie, gjithashtu një këngëtare, u shtrua në spital në orët e para të së enjtes, pasi pësoi një arrest kardiak.
Në vijim të deklaratës së saj, e ëma Priscilla Presley kërkoi respektimin e privatësisë për t’u përballur me këtë episod të rëndë, por nuk dha detaje mbi motivet e vdekjes.
Mediat amerikane raportojnë se këngëtarja u gjet pa ndjenja në dhomën e saj të gjumit. Ish-bashkëshorti i saj, që jeton në të njëjtën banesë, e gjeti dhe lajmëroi ambulancën.
Menjëherë pas lajmit, një seri homazhesh erdhën nga miqtë dhe fansat e saj nga e gjithë bota.
Për herë të fundit Lisa Marie Presley ishte parë në publik mbrëmjen e së martës, në ceremoninë e Çmimeve të Globit të Artë, e mbajtur në Beverly Hills.
