Vdes një person në Lucern disa ditë pas vaksinimit kundër koronavirusit

TË FUNDIT

Në kantonin zviceran Lucern ka vdekur një person, vetëm disa ditë pasi u vaksinua kundër koronavirusit.

Drejtoria kompetente e Shëndetësisë e konfirmoi vdekjen e personit i cili u vaksinua, por sipas ueb faqes “zeitpunkt” nuk është përcaktuar nëse ekziston lidhje midis vaksinës dhe shkakut të vdekjes.

Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për person i cili vdiq dje, ndërsa vaksinua më 24 dhjetor në një institucion për njerëz me demencë.

Drejtoria shëndetësore e Lucernit e raportoi rastin në institutin zviceran të ilaçeve “Svismedik”, i cili miratoi përdorimin e vaksinës Fajzer/BionTek në vend.

Deri më tani, janë dokumentuar efekte anësore që mund të krahasohen me ato pas vaksinimit kundër gripit. (MIA)