Policia e Kosovës raporton se ka ndërruar jetë një qytetare femër e cila u shtyp nga vetura tri ditë më parë.
Aksidenti kishte ndodhur me 16 prill 2015 në fshatin Ragoçicë të Gjilanit, ku e lënduar kishte mbetur një këmbësore femër.
“Me 18.04.2015 raportohet se, viktima femër K-Shqiptare (këmbësore) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
