Vdes aktori Jean-Paul Belmondo

TË FUNDIT

Ka vdekur në moshën 88 vjeçare aktori francez, Jean-Paul Belmondo. Lajmi u bë i ditur nga agjencia AFP, e cila është thirrur në avokatin e tij.

Aktori Belmondo fitoi famë fillimisht në vitet 1950 me filma, siç ishte ai “Breathless” i regjisorit Jean-Luc Godard. Karriera e tij morri hov në vitet 1960 duke u bërë njëri prej aktorëve kryesorë të zhanrit komedi dhe aksion.

Revista Time në vitin 1964 e shpalli Belmondon fytyrën e Francës moderne.

I lindur në vitin 1933, ai performoi dobët në shkollë, por ishte një boksier i talentuar.

Aktori francez ka luajtur në më shumë se 80 filma./REL