Sot vazhdon mbledhja e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh) ku duhet të diskutohet për protokollet shëndetësore për realizim të mësimit, si dhe fillimin e mundshëm të mësimit nga 1 shtatori.
Ndërkaq, pas mbledhjes që u mbajt dje, nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se Komisioni i ka përgatitur masat për mbrojtje, por vendimi final sërish siç thonë i mbetet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Komisioni për sëmundje ngjitëse i ka përgatitur masat për mbrojtje dhe protokollet e nevojshme që duhet të zbatohen për mbrojtje të fëmijëve dhe arsimtarëve gjatë procesit arsimor, sërish vendimi final për fillim të vitit shkollor dhe mënyrës së realizimit të mësimit është në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thanë pas takimit të djeshëm nga Ministria e Shëndetësisë./TV21
