Vazhdon pezullimi i fluturimeve me Britaninë

TË FUNDIT

Kina do të vazhdojë të pezullojë fluturimet e rregullta të pasagjerëve nga dhe për në Mbretërinë e Bashkuar, për të përballuar ndikimin e mundshëm të variantit të ri të  korona virusit të gjetur në Britani, njoftoi Rregullatori i Aviacionit Civil, bën të ditur “Xinhua”.

Pezullimi i rinovuar do të hyjë në fuqi nga e hëna, sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).

CAAC kërkon që linjat ajrore vendase dhe të huaja të koordinojnë shërbimet në lidhje me rimbursimet e biletave dhe ndryshimet e fluturimeve për pasagjerët e prekur.