Vazhdon intervistimi i Ahmetit, procesi pritet të përfundojë sot

TË FUNDIT

Intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti vazhdon edhe sot me prokuroret e prokurorisë speciale ne Prishtine dhe pritet që sot te përfundon me deklaratën e tij, thotë për TV21 Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI-së.

Grubi i pyetur nëse mund të ketë nevojë për ditë shtesë për dëshmimin e Ahmetit, tha për TV21, se tash për tash jo, por gjithsesi kjo mbetet për t’u parë deri pasdite.

Intervistimi i parë i Ahmetit filloi dje në orën 9:30 dhe zgjati deri në orën 18:00, kur ai u largua nga selia e EULEKS-it, me ç’rast  nuk dha deklaratë për mediumet. Deri më tani nuk kurrfarë informata lidhur me intervistën, as nga Ahmeti, as ndërkaq nga organet ndërkombëtare të hetuesisë para të cilave ai dha deklaratë./TV21