Vazhdojnë protestat në Holandë për shkak të karantinës

TË FUNDIT

Në Holandë katër net me radhë protestohet kundër masave për karantinë, përderisa vitrinat e disa shitoreve ishin barrikaduar, ndërsa të punësuarit e tyre ishin dërguar në shtëpi më herët për shkaqe sigurie.

Autoritetet iu bënë thirrje prindërve të tinejxherëve që të mos i lëshojnë të dalin, duke i paralajmëruar se mund të përfundojnë me dosie penale dhe të marrin gjoba të mëdha për shkatërrimin e automobilave, shitoreve dhe pronës publike.

Policia ishte thirr për çrrënjosjen e  trazirave në më shumë se dhjetë qytete.

“Kemi pasur protesta në të kaluarën, por rrallë ka ndodhur që të mbahen disa net me radhë në qytetet e gjithë vendit”, tha zëdhënësja e policisë kombëtare.

Ajo sqaroi se ato nuk mbahen vetëm në rajone për të cilat dihet se janë problematike, por se janë shumë më të shpërndara.

Policia e Holandës mbrëmë arrestoi më shumë se 180 persona kur një grup i protestuesve filluan të ndiznin zjarre, gjuanin gurë dhe grabisnin shitore në disa qytete. Deri më tani janë arrestuar më shumë se 470 persona, ndërsa policia ka shfrytëzuar topa me ujë në disa qytete.

Spitali në Roterdam i paralajmëroi të afërmit dhe miqtë e pacientëve që të mos vijnë pasi ditët e kaluara protestuesit i sulmuan spitalet në disa qytete.

Dhjetë policë janë lënduar mbrëmë në Roterdam.

Në Holandë të shtunën hyri në fuqi ora policore, për herë të parë Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe krahas faktit se numri i të sapoinfektuarve po ulet, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se lloji i ri është zbuluar në Britani të Madhe përfaqëson një të tretën e rasteve të reja.

Shkollat dhe shitoret të cilat nuk shesin ushqime themelore ishin mbyllur në mes të dhjetorit, ndërsa kafenetë dhe restorantet dy muaj më herët.