Vazhdojnë përplasjet për shkarkimin e Mickoskit , Trajkoska: Lufta jonë mbetët kundër Qeverisë aktuale

Must Read

10 futbollistët më të paguar në botë për vitin 2020

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në Forbes të futbollistëve...

Dhunë policore në Manastir, polici me shqelma dhe shufër rrah një manastiras

https://youtu.be/Kme0pFEe6L4 Nëpunësi policor në mënyrë brutale ka rrahur një qytetarë në qendrën...

Stadiumi i qytetit gati për lojën e madhe, qytetarët ndeshjen Shkëndija vs Tottenham do ta shohin përmes ekraneve

https://youtu.be/MpdlHHXwuac “Jemi në stadiumin e kryeqytetit në Shkup,...
- Advertisement -

Vazhdojnë edhe sot përplasjet brenda partiake të VMRO-DPMNE-së, nëse Hristijan Mickoski duhet të mbetet udhëheqës i kësaj partie. Sot kryetari i komunës së Ilindenit, Zhika Stojanoski, nëpërmjet një kumtese, tha se VMRO-DPMNE ka kapacitet që të udhëheqë me institucione, por duhet bërë ndryshime në parti, sepse siç nënvizohet, partia tanimë ka humbur tre procese zgjedhore me radhë.

“Komuna e Ilindenit është shembull se si VMRO-DPMNE di dhe ka kapacitet që t’i udhëheqë institucionet dhe të punojë për të mirën e qytetarëve. Që të fitojmë atë mundësi, së pari duhet të tregojmë qytetarëve se jemi strukturë serioze që udhëheqë politika konsistente në të mirë të qytetarëve. Prandaj, është koha për një kongres të jashtëzakonshëm në të cilin ne do të zgjedhim një udhëheqje të re që do ta kthejë VMRO-DPMNE në rrugën fitimtare”, tha Zhika Stojanoski, Kryetar i Komunës së Ilindenit.

- Advertisement -

Por Komiteti Komunal Ilinden i VMRO-DPMNE nëpërmjet Facebook-ut shkroi se distancohen plotësisht nga veprimet e Stojanovskit, duke vlerësuar se të njëjtat janë për interesa personale dhe kundër politikave të partisë dhe komitetit.

Ndërsa nga selia e VMRO-DPMNE-së thonë se fokusi i tyre është lufta kundër Qeverisë aktuale.

- Advertisement -

“E kemi thënë qëndrimin tonë mbrëmë nuk kemi çfarë të shtojmë. Prioriteti ynë është luftë kundër udhëheqjes katastrofale të Zaevit që është vjedhje e popullit dhe shtetit, gjithçka tjetër është ndihmë për Zoran Zaev”, u shpreh Beti Stamenkoska-Trajkoska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i Komunës së Ilindenit, Zhika Stojanoski ishte njëri nga funksionarët e VMRO-DPMNE-së që morën pjesë dje në një konferencë për media para selisë së partisë, nga e cila u kërkua dorëheqja e Hristijan Mickoskit dhe thirrja e një kongresi të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një kryetar të ri. Ata thonë se Mickoski duhet të përmbushë premtimin e tij, dhe të japë dorëheqje për shkak se i humbi zgjedhjet. Ndërkohë që edhe sot LSDM përsëri kërkoi dorëheqjen e Hristijan Mickoskit duke shtuar se Mickoski është i papërgjegjshëm dhe i papjekur politikisht.

- Advertisement -

10 futbollistët më të paguar në botë për vitin 2020

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në Forbes të futbollistëve më të paguar, pasi Messi...

Dhunë policore në Manastir, polici me shqelma dhe shufër rrah një manastiras

https://youtu.be/Kme0pFEe6L4 Nëpunësi policor në mënyrë brutale ka rrahur një qytetarë në qendrën e Manastirit. Në video shihet...

Stadiumi i qytetit gati për lojën e madhe, qytetarët ndeshjen Shkëndija vs Tottenham do ta shohin përmes ekraneve

https://youtu.be/MpdlHHXwuac “Jemi në stadiumin e kryeqytetit në Shkup, këtu sonte në ora 20...

Ibrahimoviç pozitiv me Covid-19

Zlatan Ibrahimović ka rezoltuar pozitiv për Covid-19 pas një raundi të dytë të provave të shtupave përpara ndeshjes së sotme kundër Bodø...

Kërçova në hall me mbeturinat, Nuredini tregon ligjet, por jo planet për menaxhim të mbeturinave!

https://youtu.be/C_SE9LiDgp4 Kërçovarët prej dekadash përballen me problemin e mbeturinave. Në çdo fshat, lagje dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -