“Vazhdojnë negociatat serioze për të zgjedhur kuadro të përgjegjshme”, thonë nga LSDM-ja

TË FUNDIT

Edhe pesë ditë skadon afati, pas të cilit presidenti Stevo Pendarovski duhet ta dorëzojë mandatin për formim të Qeverisë.

Por, nga LSDM edhe sot nëpërmjet një kumtese kanë njoftuar se janë duke zhvilluar negociata serioze për Qeveri stabile, por pa konkretizuar se me cilën parti.

“LSDM i vazhdon bisedat serioze për formim të shumicës parlamentare stabile dhe koalicion qeveritar me mandat të plotë, katërvjeçar dhe stabil”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë njoftohet gjithashtu se bisedimet po zhvillohen edhe për zgjedhjen e kuadrove përgjegjëse.

“Si parti e përgjegjshme, LSDM realizon biseda për gjetjen e kuadrove të përgjegjshme, të cilët janë të aftë që me përkushtim dhe me përgjegjësi të punojnë në realizimin e parimeve që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet mes të tjerash në kumtesë.

Shtojnë, se qeveria e re do të kujdeset më shumë për të gjithë, për ngritjen e standardit ekonomik, për pastrim të gjyqësorit, për sigurim të një shteti të së drejtës dhe sundimi të së drejtës, që do t’i hapë negociatat me Bashkimin Evropian./TV21